Ne kohrat e sotme ne NJEREZIT po behemi shkaterrimtare te vetes tone. Njeriu po përpiqet të tërheqë gjithcka që i nevojitet për mbijetesë prej saj. Ajri që marrim frymë, uji që pimë, ushqimi që hamë dhe mijëra artikuj që përdoren çdo ditë të gjitha të ardhura nga natyra. Megjithatë çuditërisht njeriu mban një qëndrim armiqësor ndaj natyrës. ‘Pushtimi i natyrës’ është shprehja që mund të përcaktoj më mirë veprimtarinë njerëzore në mjedisin rrethues. Njeriu po e trajton natyrën si pronë private duke ia humbur vlerat.
Natyra është arti i Zotit, bekimi që na vjen prej Tij, frymëzim i krijimit të qenies njerëzore. Gjithçka rrotullohet rreth natyrës, sa njeriu ka lidhur nje kordon aq të vecantë me të që po të shkatërrohej kjo lidhje, prishja e ekuilibrit ushqimor do ishte pasoja kryesore. Pafajësia që na fali nëna natyrë në lindje ka ndryshuar me kalimin e kohës, mirësia në ato shpirtra të brishtë ka evoluar në dashakeqësi, ku të mos mjaftonte dëmi që i shkaton të tjerëve, po përpiqet të shkatërroj ambientin që çdo ditë e më shumë bëhet pjesë e vetë karakterit dhe shpirtit tij.
Kemi peshuar mbi këtë tokë që nuk u ankua kurrë, kemi thithur oksigjen nga ajri që natyra e vetëfurnizonte, kemi pirë ujë nga burimet që nuk ditën kurrë të thaheshin. Natyra i ka dhuruar shumë gjëra qënies njerëzore. Por ne çfarë kemi bërë për natyrën?
Natyra i ka dhuruar shumë gjëra qënies njerëzore. Por ne çfarë kemi bërë për natyrën?
Unë personalisht do të thosha asgjë!
Veç se e kemi shkatërruar dhe vazhdojmë ta shkatërrojmë akoma atë, duke nisur nga ndërtimi i hidrocentraleve, të cilat kanë mbirë si kërpudha në të gjithë Librazhdin dhe më gjerë, ku Parku Kombëtar Shebenikë-Jabllanicë po kthehet një një park industrial energjetik, ku sopata e motorsharra po bën kërdinë – dru që po eksportohet jashtë shteti.
Por tani duhet ti themi STOP këtyre ndërtimeve të paligjëshme, shaktërrimit të mjedisit, stop shkatërrimit të natyrës!
Eshtë koha të veprojmë të gjithë së bashku për mbrojtjen e natyrës, nuk duhet të lejojmë askënd të shkatërroj mjedisin tonë, duhet t’i ndalojmë ata për këtë krim që po i bëjnë natyrës. Le të bëjmë dhe ne të paktën një pjesë të vogël, krahasuar me atë qe natyra ka bërë gjatë gjithë kohës për ne