Zbatimi i të drejtës së informimit nga shteti shqiptar

Vendi ynë është shembulli më i rëndomtë i fshehjes së informacioneve që duhet të jenë publike dhe të aksesueshme nga të gjithë. Transparenca e institucioneve ndaj medias dhe publikut është shoqëruar me një proces afatgjatë ndryshimesh në 20 vitet e fundit të demokracisë. Edhe pse ky proces ka kaluar në disa etapa evoluimi, vlen të theksohet se realizimi i të drejtës së informimit nuk është se i ka shërbyer plotësisht publikut dhe medias, por në të shumtën e rasteve, vetë institucioneve qëndrore dhe vendore, pasi zhvillimi i mjeteve të komunikimit masiv ka sjellë nga njëra anë edhe promovimin e politikave dhe synimeve të vetë këtyre institucioneve. E drejta për t’u informuar Objekti dhe qëllimi 1. Ky ligj rregullon të drejtën e njohjes me informacionin që prodhohet ose mbahet nga autoritetet publike. 2. Rregullat e parashikuara në këtë ligj kanë për qëllim garantimin e njohjes së publikut me informacion, në kuadër të ushtrimit të të drejtave dhe lirive të individit në praktikë, si dhe të formimit të pikëpamjeve për gjendjen e shtetit e të shoqërisë. 3. Ky ligj ka për qëllim edhe nxitjen e integritetit, të transparencës e të përgjegjshmërisë së autoriteteve publike. Ligji i të drejtës për t’u informuar: 1. Çdo person gëzon të drejtën e njohjes me informacionin publik, pa u detyruar të shpjegojë motivet. 2. Autoriteti publik është i detyruar të informojë kërkuesin nëse ka ose jo në zotërim informacionin e kërkuar. 3. Çdo person ka të drejtë të njihet me informacionin publik, nëpërmjet dokumentit origjinal ose duke marrë një kopje të tij në formën ose formatin që mundëson akses të plotë në përmbajtjen e dokumentit. 4. Informacioni publik që i është dhënë një personi, nuk mund t’i refuzohet asnjë personi tjetër që e kërkon atë, me përjashtim të rastit kur informacioni përmban të dhëna personale të subjektit, në përputhje me nenin 17 të këtij ligji. Në gërshetim me hulumtimet dhe objektivitetin e autorëve, pjesë nga ku artikull janë marrë me shkurtime nga revista shkencore e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, nr. 4,2012