Të drejtat digjitale janë të drejta që i përkasin ҫdo individi që bëhet pjesë e botës së virtualitetit në një mënyrë apo në një tjetër. Koalicioni i Qyteteve për të Drejtat Dixhitale, i nisur nga Bashkitë e Amsterdamit, Barcelonës dhe New York në Nëntor 2018 është një rrjet prej 50 bashkish në të gjithë botën që ndihmojnë njëri-tjetrin në fushën e politikëbërjes bazuar në të drejtat dixhitale. Ky Koalicion është i përkushtuar për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat dixhitale në kontekstin urban përmes veprimit të qytetit, për të zgjidhur sfidat e përbashkëta dixhitale dhe për të punuar drejt kornizave ligjore, etike dhe operacionale për të avancuar të drejtat e njeriut në mjediset dixhitale.
Me rritjen e mbështetjes në internet vjen nevoja për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat themelore të njeriut për të gjithë në fushën dixhitale. Globalisht, gjashtë në dhjetë persona nuk janë të lidhur me internet dhe shkelja e të drejtave të njeriut duke përfshirë mbylljen e faqeve të aktivistëve dhe gazetarëve për aktivitetet e tyre në internet, mbledhjen e të dhënave personale pa pëlqimin e personave dhe mbikëqyrjen dixhitale vazhdojnë. Koalicioni i Qyteteve për të Drejtat Dixhitale bashkon qytete të angazhuara për shfrytëzimin e teknologjisë për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe për të mbështetur komunitetet në qytete duke siguruar shërbime dhe infrastrukturë dixhitale të besueshme dhe të sigurta.
Qeveritë lokale, duke punuar me organizata joqeveritare dhe të shoqërisë civile dhe me sektorin privat, luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e politikave proaktive dhe holistike për të siguruar që teknologjia të përdoret si për të dhënë liri ashtu edhe siguri dhe që përfitimet e teknologjisë dixhitale të përjetohen nga të gjithë.
Edhe pse bashkia Tiranë është pjesë e Koalicionit të Qyteteve për të Drejtat Dixhitale dhe ndjek në mënyrë proaktive objektivat e Koalicionit, specifikisht:
Përmirësimi i politikave, ligjeve, planeve dhe strategjive për standarde më të mira të shërbimit dixhital të hapur dhe etik në nivelin e qytetit dhe atë global. Akses i përmirësuar në internet dhe shërbime dixhitale të përballueshme dhe të arritshme në kushte të barabarta, si dhe rritja e kapaciteteve dixhitale të qytetarëve.
Ruajtja e privatësisë dhe kontrolli i përmirësuar mbi informacionin personal përmes mbrojtjes së të dhënave si në vendet fizike ashtu edhe në ato virtuale. Kuptimi në rritje i sistemeve teknologjike, algoritmike dhe të inteligjencës artificiale që ndikojnë në jetë dhe aftësia për të pyetur dhe ndryshuar sistemet e padrejta, të njëanshme ose diskriminuese. Përfaqësim i përmirësuar në internet dhe bashkëveprim kolektiv me qytetin përmes mundësive të hapura, pjesëmarrëse dhe transparente për të formësuar teknologjitë e krijuara për to, përfshirë menaxhimin e infrastrukturës dhe të dhënave tona dixhitale si një e mirë e përbashkët.
Këto objektiva janë ende parime të shkruara dhe në nivel fillestar zbatimi, e si rrjedhojë boshllëku i informacionit dhe të drejtave ligjore që duhet t’i serviren dhe takojnë publikut, është plotësuar vetëm me informacione të cilat institucionet zgjedhin të publikojnë e miratojnë dhe jo të gjitha ato që duhet të bënin pjesë. Gjithsesi edhe pse kjo është një e drejtë e mohuar, e parë nga një këndvështrim pozitiv e bën më shpresëdhënës faktin që kryeqyteti ynë është një nga vendet anëtare të kësaj iniciative, e cila konsiston në ndjekjen e disa hapave në vendosjen e gjerë të teknologjive me burim të hapur në infrastrukturën tonë të IT. Bashkia e Tiranës përdor Nextcloud, një zgjidhje me burim të hapur të vetë-pritur (të dhënat tona janë nën kontrollin tonë) dhe LibreOffice, platforma falas dhe me burim të hapur për redaktimin e dokumenteve. Besohet se ne si vend mund të ndërtojmë infrastrukturën që duam, me burime të kufizuara (kosto të reduktuara) dhe ta rregullojmë atë për nevojat tona. Duke qenë se kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë me komunitetet përkatëse të zgjidhjeve softuerike me burim të hapur që kemi zbatuar si dhe me komunitetin lokal shqiptar i cili promovon përdorimin e FLOSS. Ne gjithashtu kemi portalin tonë Open Data i cili është pjesë e përpjekjeve tona për të rritur transparencën dhe pjesëmarrjen e qytetarëve për të kërkuar të drejtat që i përkasin.
Këto përpjekje duhen parë gjithmonë me një sy kritik sidomos nga mediat për të raportuar ҫdo moment që mund të konstatohen devijime nga qëllimi kryesor i saj, sigurimi i të drejtës virtuale dhe të drejtës për t’u informuar.
Informacion i referuar dhe përshtatur nga:
Të drejtat digjitale